Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm - Diskutim në Komunën e Lipjanit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, sot më 21 nëntor 2018, ka organizuar konferencën e radhës në Komunën e Lipjanit, si pjesë e projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të rinjve dhe komunitetit” i cili përkrahet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.

Pjesë e panelit ishin:

Z. Fauz Xhemajli, Nënkryetar i Komunës së Lipjanit

Znj. Mimoza Hasani- Pllana, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Z. Skender Perteshi, Hulumtues në QKSS

Z.Skender Perteshi, prezantoj punën dhe të arriturat e QKSS-së në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe kontributin e organizatës në hartimin e Strategjisë Nacionale dhe tregoi gatishmërinë e QKSS për bashkëpunim me nivelin lokal për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Pjesë e këtij takimi ishin: akterët komunal, përfaqësuesit e këshillave të fshatrave të Komunës së Lipjanit, përfaqësues nga këshilli i veprimit rinor lokal dhe organizatat e shoqërisë civile.

Në diskutim u tha që duhet të ketë më shumë aktivitete me të rinjtë dhe të ketë diskutime rreth kërcënimeve dhe rreziqeve nga ekstremizmi i dhunshëm po ashtu edhe Forcimi i mekanizmave lokal të sigurisë siç janë: përfshirja e Këshillave Komunale për siguri në Bashkësi, ekipeve vepruese për siguri në bashkësi dhe këshillave të fshatrave në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të të rinjëve dhe komunitetit” i cili përkrahet nga Ambasada Holandeze në Kosovë dhe implementohet në gjashtë komuna të Kosovës: Mitrovicë, Lipjan, Prishtinë, Skenderaj, Obiliq dhe Drenas.