Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të të rinjëve dhe komunitetit - Komuna e Obiliqit

QKSS më datën 23 Tetor 2018 ka mbajtur konferencën e parë në nivelin lokal në bashkëpunim me komunën e Obiliqit, për përfshirjen e komunitetit dhe të rinjëve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë konferencë u diskutua për sfidat e sigurisë dhe rolin e edukimit në komunën e Obliqit si dhe angazhimi i këshillave të sigurisë për bashkësi (KKSB-ve), organizatave rinore, shkollave, dhe mësimdhënësve në platformat që kanë për qëllim zhvillin e mendimit kritik dhe parandalimin e këtij fenomeni në komunitetin e tyre.

Në këtë panel prezent ishin:

Z. Ajet Berisha, Nënkryetar i Komunës së Obiliqit

Znj. Mimoza Hasani-Pllana, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë

Z. Skender Perteshi, QKSS

Z. Abdyrrahman Krasniqi, Shef i Kabinetit Komuna e Obiliqit

Kjo konferencë moderua nga: znj. Rudinë Jakupi, QKSS

Në këtë konferencë të pranishëm ishin drejtorët e komunës, asamblesistët, organizatat rinore në komunën e Obiliqit, si dhe qytetarë të cilët punojnë për komunitetin. Nga kjo konferencë u diskutua për nevojën e psikologëve në shkolla të mesme si dhe të fuqizohet më tepër bashkëpunimi i komunës së Obiliqit, me institucionet e sigurisë dhe Ministrinë e Arsimit.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të të rinjëve dhe komunitetit” i cili përkrahet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.