Parandalimi i ekstremizmit religjioz, etnik dhe politik në Kosovë: Perspektiva e komunitetit të Mitrovicës së Veriut

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), sot, më 16 maj 2018  në bashkëpunim me Humani Center dhe NGO Aktiv nga Mitrovica e Veriut organizuan tryezën e rrumbullakët me titull “Parandalimi i ekstremizmit religjioz, etnik dhe politik në Kosovë: Perspektiva e komunitetit të Mitrovicës së Veriut” në kuadër të projektit “Mbështetje e mëtejshme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm, projekt ky i cili implementohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes B&S Europe me seli në Bruksel.

Kjo tryezë kishte për qëllim diskutimin me qytetarët e Mitrovicës Veriore rreth rëndësisë që paraqet implementimi i “Strategjisë Nacionale për Parandalimin të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpije në Terrorizëm 2015 –2020” si dhe kontributin e drejtpërdrejtë që ata mund të japin në implementimin e këtij dokumenti. Pjesëmarrësit diskutuan rreth fenomeneve të ndryshme që kanë përfshirë Kosovën dhe ofruan rekomandimet e tyre se si munden qytetarët e Veriut të kontribojnë drejtëpërdrejtë në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e zbatueshmërisë së strategjive dhe ligjeve në Kosovë.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga Policia e Kosovës, përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare në vend dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

 

 

Takimi u moderua nga Mentor Vrajolli – Sekretar dhe Hulumtues i lartë – QKSS.