Parandalimi i ekstremizmit religjioz, etnik dhe politik në Kosovë: Perspektiva e komunitetit të Zubin Potokut

Qendra Kosovare për Studime te Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me Humani Center, më 23 maj 2018 kanë organizuar  tryezën e radhës, në Komunën e Zubin Potokut. Qëllimi i kësaj tryeze ishte diskutimi me qytetaret e kësaj komune rreth zbatimit të ”Strategjisë Nacionale si dhe Planit të Veprimit në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpije në Terrorizëm 2015 – 2020 “ në veçanti “Perspektiva e komunitetit të Mitrovicës së Veriut”.

Në takim ishin prezent afër 40 pjesëmarrës, zyrtarë nga Komuna e Zubin Potokut, pjesëtarë nga Policia e Kosovës, Përfaqësues te Misioneve Ndërkombëtare, përfaqësues nga Shoqëria Civile, dhe qytetarë.

Ky debat u organizua në kuadër të projektit “Mbështetje e mëtejshme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Projekt ky i cili implementohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes “B&S Europe” me seli në Bruksel.