Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm në Komunën e Kaçanikut

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, sot, më 02 Mars 2017, ka organizuar një konferencë në Komunën e Kaçanikut si pjesë e projektit “Të bashkuar kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë” të mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shteti me mbikëqyrje nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Panelistë në këtë konferencë ishin:

Z. Besim Ilazi Kryetar i Komunës së Kaçanikut

Z. Isa Tërshana – Përfaqësues i Bashkësisë Islame

Z. Komandanti i Policisë në komunën e Kaçanikut

Ky panel u moderua nga Vesë Kelmendi - Hulumtuese në QKSS

Audienca e kësaj konference ishte e përbërë nga akterët komunalë, kryetarët dhe përfaqësues të fshatërave të komunës së Kaçanikut, gjithashtu organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të Këshillit Rinor në Kaçanik si dhe përfaqësues të mediave. Ata diskutuan mbi problemin e ekstremizmit të dhunshëm dhe mënyrat se si komuniteti në Komunën e Kaçanikut mund të përfshihet në parandalimin e këtij fenomeni. Përfaqësuesit e fshatërave prezantuan sfidat dhe problemet me të cilat përballet komuniteti si dhe dhanë rekomandime specifike për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe ri-integrimin e personave të cilët janë kthyer nga konflikti.

Gjithashtu e vlerësua roli i kësaj konference  dhe theksua rëndësia e organizimit të ngjarjeve të tilla në mënyrë të informimit rreth fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm. Për më tepër, u theksua nevoja për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë si dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis autoriteteve shtëtërore dhe qytetarëve në luftimin e këtij fenomeni.