Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm në komunën e Hanit të Elezit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, sot, më 16 shkurt 2017, ka organizuar një konferencë në Komunën e Hanit të Elezit si pjesë e projektit “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë” të mbështetur Departamenti Amerikan i shteti me mbikëqyrje nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Panelistë në këtë konferencë ishin:

Z. Rufki Suma – Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit

Z. Isa Tërshana – Përfaqësues i Bashkësisë Islame në Han të Elezit

Z. Nuhi Dema  – Komandanti i Policisë në komunën e Hanit të Elezit

Ky panel u moderua nga Skender Perteshi - Hulumtues në QKSS

Audienca e kësaj konference ishte e përbërë nga akterët komunalë, kryetarët dhe përfaqësues të fshatrave të komunës së Hanit të Elezit, gjithashtu organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të Këshillit Rinor në Han të Elezit si dhe përfaqësues të mediave. Ata diskutuan mbi problemin e ekstremizmit të dhunshëm dhe mënyrat se si komuniteti në Komunën e Hanit të Elezit mund të përfshihet në parandalimin e këtij fenomeni. Përfaqësuesit e fshatërave prezantuan sfidat dhe problemet me të cilat përballet komuniteti si dhe dhanë rekomandime specifike për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Gjithashtu e vlerësuan rolin e kësaj konference dhe theksuan rëndësine e organizimit të ngjarjeve të tilla në mënyrë të informimit rreth fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm. Për më tepër, u theksua nevoja për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë si dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis autoriteteve shtëtërore dhe qytetarëve në luftimin e këtij fenomeni.