Perceptimi Publik i Rolit të BE-së në Menaxhimin e Krizave

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka organiuzar sot, më 20 nëntor, fokusgrupin ku janë prezantuar gjetjet e hulumtimit: Perceptimi Publik i Rolit të BE-së në Menaxhimin e Krizave në Mitrovicë. Ky hulumtim ëshë bërë në kuadër të projektit EUNPACK i financuar nga skema Horizon2020 e Bashkimit Evropian.

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjetjet nga hulumtimi ne terren i cili u zhvillua në Mitrovicen Veriore dhe Jugore. Për më shumë ky hulumtim shfaq qëndrimet e qytetarëve të këtij rajoni lidhur me rolin dhe kontributin e Bashkimit Evropian në këtë pjesë. Hulumtimi në terren është realizuar në muajin Korrik nga hulumtuesit e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.

Pjesë e këtij fokusgrupi ishin përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dy zyrtarë të BE-së të cilët ishin prezent dhe kontribuan përmes lidhjes në skype si dhe hulumtues nga QKSS.