Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në komunën e Klinës

Konferencë:

Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Data:

19 Dhjetor 2016

Vendi:

Restaurant/Hotel "Nora" Klinë

 

QKSS mbajti konferencën e fundit për vitin 2016 në komunën e Klinës. Gjatë kësaj conference u vlerësuan toleranca, rrespekti në mes komuniteteve në komunën e Klinës, mirëpo nga disa përfaqësues të institucioneve u kërkua nevoja që të meren masa në sistemin e arsimit, aktivitete për të rinjët, si dhe të futet lënda e mendimit dhe zhvillimit kritik brenda kurikulave mësimore. Kjo konference kishte për qëllim përfshirjen e komunitetit të Klinës, në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në radilaizëm.

Gjatë këtij viti QKSS ka realizuar aktivitete në 6 komuna të Kosovës: Decan, Pejë, Gjakovë, Viti, Klinë dhe Prizren. Në kuadër të këtij projekti janë mbajtur 18 debate me nxënësit e shkollave të mesme, 6 konferenca dhe mbi 30takime me përfaqësuesit e Komunave, përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë, Policia e Kosovës, Bashkësia Islame, drejtorët të shkollave si dhe qytetarë të komunave.

Këto aktivitet janë organizuar në kuadër të programit të QKSS për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm më saktësisht projektit të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, projekt ky që ka për qëllim kryesor të përfshijë qytetarët e 11 komunave të Kosovës në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.