Përfshirja e të rinjëve në komunitet

 

QKSS po vazhdon implementimin e projektit “Përfshirja e të rinjëve në komunitet”, projekt ky në bashkëpunim me Ambasaden Holandeze, e që në fazën e parë ka mbuluar aktivitetet me të rinjët e komunave të Kosovës. Projekti ka për qëllim luftimin e dukurive negative përmes edukimit, duke targetuar të rinjët nëpërmjet platformës “Critical Thinking” dhe fuqizimin e tyre ata përmes aktiviteteve të ndryshme dhe aktivizmit.

QKSS në muajin Shtator 2018 ka filluar fazën e dytë të projektit “Parandalimi dhe luftimi i ekstremizmi të dhunshëm përmes komunitetit” duke mbledhur prindërit, profesorët, drejtorët e shkollave, dhe  përfaqësuesit e komunës së Obiliqit, për të diskutuar rreth sfidave të të rinjëve në komunitet. Për me tepër ne inkurajomë që përmes kësaj platforme të ketë kordinim më të mirë në mes prindërve, të rinjëve dhe profesorëve, që në këtë mënyrë të gjinden praktikat më të mira në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe ngritjes së vetëdijes brenda komuniteteve dhe shkollave.

Ky projekt mbështetet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë dhe do të mbulojë gjashtë komuna të Kosovës: Mitrovica, Lipjani, Prishtina, Skenderaj, Obiliq dhe Drenas.