Përmbyllja e projektit një-vjeçar “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm”

Konferencë:

Përmbyllja e projektit një-vjeçar “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm

Data:

21 shtator 2017

Vendi:

Swiss Diamond Hotel, Prishtinë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka organizuar sot konferencën përmbyllëse të projektit një-vjeçar “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm”, i cili është zbatuar në 11 komuna të Kosovës, si: Kaçanik, Hani i Elezit, Ferizaj, Prizren, Klinë, Deçan, Prizren, Pejë, Gjilan, Gjakovë dhe Kamenicë

Gjatë periudhës një-vjecare, QKSS ka arritur me sukses të organizojë 40 debate me nxënësit e shkollave të mesme, 11 tryeza diskutimi me akteret komunal, 11 debate me organizata të grave dhe 11 takime me gazetarë.

Në konferencë, krahas gjetjeve kryesore u prezantuan edhe sfidat e komunitetit lokal, të të rinjve, mediave dhe organizatave të grave në raport me ballafaqimin me ekstremizmin dhunshëm dhe radikalizmin në Kosovë. Gjithashtu, do të prezantohen edhe rekomandimet e nxjerra të cilat ofrojnë zgjidhje se si duhet t’i qasemi problemit të ekstremizmit  të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, komunave përkatëse që ishin pjesë e projektit, shoqëria civile, mediat, prania ndërkombëtare në Kosovë, Kuvendi i Kosovës, Policia e Kosovës, organizatat e grave, si dhe përfaqësues të tjerë relevantë të përfshirë në aktivitetet e lidhura me parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Ky projekt është mbështetuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe është më i madhi i këtij lloji në Kosovë.