Planifikimi për gjashtëmujorin e dytë të 2019

Planifikimi për gjashtëmujorin e dytë të 2019

Vendi:

Pylli i Arinjve, Prishtinë

Data:

15 gusht 2019

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) më 15 gusht 2019, ka mbajtur takimin e dytë planifikues të organizatës për pjesën e mbetur të vitit 2019, ku kanë marrur pjesë i gjithë stafi i QKSS. Ky aktivitet i rregullt i qendrës ka për qëllim organizimin e brendshëm, raportimin dhe këmbimin e informacioneve rreth aktiviteteve dhe projekteve të përmbyllura si dhe planifikimin e realizimit të aktiviteteve dhe projekteve në gjashtëmujorin e ardhshëm me qëllim të realizimit të objektivave të organizatës në mënyrë sa më profesionale.