Prezantim dhe Diskutim me studentët nga Universiteti i Romës LUISS

Prezantim dhe Diskutim me studentët nga Universiteti i Romës LUISS

Data:

28 korrik 2017

Vendi:

Baza e KFOR-it - Prishtinë

Një delegacion i studentëve të Universitetit të Romës (LUISS) u mirëprit në Camp Film City, Prishtinë. Studentët u informuan për gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe patën mundësi të marrin pjesë në një ligjeratë të ofruar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) që u përfaqësua nga Donika Emini. Hulumtuesja e QKSS-së, Donika Emini ka mbajtur një prezantim mbi reformën e sektorit të sigurisë, sfidat aktuale politike dhe rrugën e integrimit në BE për Kosovën. Prezantimi prej dy orësh u pasua nga një diskutim i hapur mbi temat sipërpërmendura ku të gjithë pjesëmarrësit ndanë mendime dhe ide.