Publikimi i raportit “Marrëveshjet e dialogut teknik Kosovë – Serbi: Përshtypjet në terren”

Sot me 28 shkurt, Qendra Kosovare per Studime të Sigurisë ka mbajtur konferencën me të cilën është bërë publikimi i raportit “Marrëveshjet e dialogut teknik Kosovë – Serbi: Përshtypjet në terren".

Në kuadër të projektit “Promovimi dhe Komunikimi i Përfitimeve nga Dialogu Kosovë- Serbi, i Ndërmjetësuar nga BE-ja”, anëtarët e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG): Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS), OJQ Aktiv dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), kanë kryer një studim që për qëllim pati analizimin e përshtypjeve dhe përvojave personale të qytetarëve për dialogun teknik dhe rezultatet e tij.

Në konferencë u diskutua rreth gjetjeve kryesore të dala nga raporti në Kosovë si dhe në Serbi. Gjetjet e QKSS-së u prezantuan nga Donika Marku, ato për Veri nga Igor Markovic nga OJQ AKTIV dhe i ftuar në panel ishte edhe Abdullah Ferizi nga Balkans Policy Research Group (BPRG) që ndau më shumë detaje rreth hulumtimit dhe gjetjeve në Serbi.

Të pranishëm në konferencë ishin hulumtues nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile, përfaqësues të ambasadave, profesor, si dhe përfaqësues nga instituconet lokale dhe qendrore.