Publikimi i raportit: Pjesëmarrja e Kosovës në misionet paqerruajtëse: një mjet efektiv për politikën e jashtme

Sot, 6 shtator 2018, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka bërë publikimin e raportit “Pjesëmarrja e Kosovës në misionet paqerruajtëse: një mjet efektiv për politikën e jashtme". Në konferencë, u prezantuan të gjeturat kryesore të raportit, nga autorja e hulumtimi Donika Marku.

Gjatë prezantimit u bë rishiqimi i MSA-së, si një mundësi për pjesëmarrjen e Kosovës në misionet paqeruajtëse të BE-së. Poashtu, u shpalos edhe analiza e kornizës ligjore ekzistuese për pjesëmarrjen e tillë dhe u identifikuan kapacitetet potenciale dhe fushat e ekspertizës në të cilat Kosova mund të kontribuojë në mënyrë aktive. Pas prezantimit të raportit, zevendesministri i FSK-së, Z. Burim Ramadani, foli rreth pjesëmarrjes potenciale të FSK-së në Misionet Paqeruajtëse, duke diskutuar kështu edhe kapacitetet dhe përgatitjet aktuale të FSK-së.

Pas këtyre dy prezentimeve, konferenca vazhdoi me një diskutim të hapur ku përfaqësues nga FSK, Ministria e Punëve të Brendshme, njohës së qështjes dhanë kontributin e tyre sa i përket pjesëmarrjes në Misione Paqëruajtëse. Në konferencë kishte edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, KFOR-i, Shoqëria Civile si dhe Mediat.