Publikimi i raportit: Trendet e Përceptimeve të Qytetarëve për Sigurinë Publike në Kosovë (2016-2018)

Sot, 25 korrik, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka bërë publikimin e Edicionit Special të Barometrit Kosovar të Sigurisë: Trendet e Përceptimeve të Qytetarëve për Sigurinë Publike në Kosovë (2016-2018). Rezultatet e këtij edicioni janë prezentuar nga Hulumtuesja e QKSS-së, Donika Marku.

Ky edicion special i Barometrit ka trajtuar rreziqet dhe kërcënimet kryesore të sigurisë publike ndaj komunitetit në Kosovë. Në pjesën e parë matjet e përceptimeve të qytetarëve lidhur me vrasjet, plaqkitjet e shtëpive dhe banesave, fajdet, dhunën në familje, ngacmimet seksuale, rritjen e dhunës në shkolla, aksidentet e trafikut si dhe qentë endacak. Pjesa e dytë e publikimit, Trendet e Perimetrit të Sigurisë, ka bërë matjen se sa ndihen të sigurtë të anketuarit në shtëpi, lagje, fshat/qytet si dhe në Kosovë në nivelin nacional.

Në lancimin e këtij publikimi kishte të pranishëm pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ambasadat, Komuna e Prishtinës, Inspektorati Policor I Kosovës, ICITAP-i, OSCE si dhe mediat.

Raportin mund ta lexoni këtu.