Puna e të rinjëve në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm

Shpat Balaj nga QKSS morri pjesë në konferencën rajonale “Puna e të rinjëve në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm” e cila u mbajtë me 15 dhe 16 shkurt në Podgoricë.

Qëllimi i kësaj konference ishte identifikimi i praktikave efektive në punën e të rinjëve në shërbim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në rajon. Konferenca pati në fokus rolin e të rinjëve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe punën e shoqërisë civile karshi këtij fenomeni.

Përvec diskutimeve me panelistët e ftuar, pjesëmarrësit e konferencës me anë të punës në grupe dolën me rekomandime për: Qeveritë përkatëse, misionet ndërkombëtare në rajon dhe shoqërinë civile. Kjo konferencë u organizua nga partneriteti i organizatave Forum MNE – Mali i Zi, Forumi për Iniciativa Qytetare – Kosovë, IDM Albania – Shqipëri, PRONI Center for Youth Development – Bosnia, DamaD – Serbi dhe SEGA – Maqedoni.