Punëtori: Qeverisja e mirë në sektorin e sigurisë – roli i shoqërisë civile

Punëtori

Qeverisja e mirë në sektorin e sigurisë – roli i shoqërisë civile

Vendi:

Hotel Bleart – Durrës, Shqipëri

Data:

17 - 19 Mars 2017

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka organizuar punëtorinë dy-ditore mbi rolin e shoqërisë civile në ndërtim të integritetit. Kjo punëtori ka mbledhë së bashku përfaqësues nga institucionet e sigurisë në Kosovë për të diskutuar rreth “Qeverisjes së mirë në Sektorin e Sigurisë – Roli i Shoqërisë Civile”.

Ky event është u organizua në kuadër të programit të QKSS për ngritje të integritetit në sektorin e sigurisë, mbështetur nga Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Pjesëmarrës në punëtori ja mbledhur 25 pjesëtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Forcës së Sigurisë të Kosovës, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës, Agjencioni Kundër Korrupsionit, ICITAP, OSBE si dhe organizata të shoqërisë civile.

Të dhënat e nxjerra nga sesionet e kësaj punëtorie do të përdoren nga QKSS për hartimin e udhëzuesit për rolin e shoqërisë civile në ndërtim të integritetit në sektorin e sigurisë në Kosovë. Kjo shënon hapin e parë të ndërmarrë nga një organizatë vendore për të hartuar një dokument të tillë që ka për fokus institucionet e sigurisë në Kosovë.

Temat e diskutimit janë fokusuar në këto fusha:

Menaxhimi financiar

Prokurimi publik

Kontrolli i brendshëm

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore

Integriteti dhe besueshmëria

Tre panele të ndryshme u organizuan në kuadër të kësaj punëtorie, të përcjellura nga punë në grup dhe prezantime.

Paneli I: Roli i shoqërisë civile në zhvillimin e qeverisjes së mirë të sektorit të sigurisë – perspektiva institucionale

Florian Qehaja Drejtor Ekzekutiv, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (moderim)

Nuredin Ibishi Deputet – Kuvendi i Kosovës

Valdet Hoxha Zv. Ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB)

Faruk Geci Drejtori i drejtorisë për Politika dhe Plane në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK)

Paneli II: Qeverisja e mirë në sektorin e sigurisë – Roli i komunitetit ndërkombëtarë, dhe roli në ngritje i shoqërisë civile në këtë fushë

Mentor Vrajoll, Hulumtues, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (Moderim)

Plator Avdiu Hulumtues, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Drita Perezic Këshilltare e Lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Mark Theobald Zëvendës Drejtor, Ekipi Këshillues dhë Ndërlidhës i NATO-s

Paneli III: Fuqizimi i mekanzimave të kontrollit të brendshëm në institucionet e sigurisë në Kosovë

Arifje Muji, Hulumtuese, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (Moderim)

Arbër Beka Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës

Frashër Murtezaj Shef i divizionit për parandalimin e konfliktit të interesit në (AKK)

Visar Sutaj Konsulent – Ndërtimi i integritetit dhe mekanizmat anti-korrupcion

Punë në Grupe

Gjatë ditës së dytë të punëtorisë u mbajtën edhe punë grupore, ku pjesëmarrësit duhej të bënin Identifikimin e fushave dhe forcimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve të sigurisë dhe shoqërisë civile në funksion të ngritjes së qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë.