Punëtori mbi Zhvillimin e Kundër Narrativës ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë

Drejtori Ekzekutiv i QKSS-së, Dr. Florian Qehaja dhe Hulumtuesja Rudinë Jakupi kanë mbajtur një ligjeratë në kuadër të punëtorisë: Zhvillimi i Kundër Narrativës ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë, të organizuar në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK).

Ata kanë prezantuar mbi gjendjen aktuale në Kosovë në fushën e ekstremizmit të dhunshëm, cilët janë faktorët shtytës drejt ekstremizmit të dhunshëm si dhe si mund ta luftojmë ekstremizmin e dhunshëm.