QKSS ka mbajtur ligjërata për sfidat strategjike të Kosovës në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë të Kosovës në Ferizaj

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë të Kosovës në Ferizaj, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe të sigurisë në Kosovë, ditë më parë, ka filluar  mbajtjen e një cikli ligjëratash gjatë muajve Janar dhe Shkurt, ku u trajtuan tema të ndryshme si Sfidat strategjike  të Kosovës, NATO dhe Kosova, Dialogu, Marrëdhëniet ekzistuese me Serbinë dhe Ekstremizmi i dhunshëm, nga ligjëruesit e kësaj qendre  Florian Qehaja, Plator Avdiu, Donika Emini dhe Skënder Perteshi.

 

Pas përfundimit të suksesshëm të ligjeratave janë ndarë mirënjohje bashkëpunimi ndërmjet QKSS dhe  Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë të Kosovës në Ferizaj.

Për më shumë informata, ju lutem vizitoni uebfaqen e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.