QKSS ka organizuar tryezë diskutimi në Paris

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Fondacionin Jean-Jaurés kanë organizuar një tryezë diskutimi në Paris mbi marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe Francës, si dhe BE-së perspektivat e integrimit të Ballkanit Perëndimor si pjesë e procesit të zgjerimit. Paneli i diskutimit  ishte i përbërë nga ekipi i QKSS - Kryetari i Bordit të QKSS, Dr Florian Qehaja dhe dy hulumtuesit Plator Avdiu dhe Skender Perteshi, ndërsa u moderua nga Drejtori i Observatorit Ballkanik në Fondacionin Jean-Jaurès, Z. Sébastien Gricourt.

Në tryezë morën pjesë përfaqësues nga Zyra e Presidentit të Republikës Franceze, Kryeministria Franceze, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francës, Ministria e Mbrojtjes së Francës, Ambasada e Kosovës në Francë, ish diplomatët francezë, gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile me bazë në Paris.

Diskutimi u përqëndrua në çështjen e sundimit të ligjit, dialogun me Serbinë, liberalizimin e vizave, konteksti i sigurisë në Kosovë dhe Ballkan Perëndimor si dhe çështje që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë.

Diskutimi u zhvilluar nën rregullat Chatham House. dhe u organizuar në kuadër të projektit të financuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur në kuadër të projektit QKSS: “Ndërtimi i urave: Evropianizimi përmes forcimit të bashkëpunimit ndërmjet KCSS dhe Think-tank në BE ”.