QKSS ka përfaqësuar Kosovën në takimin e mbajtur në selinë qendrore të NATO-s

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është ftuar të përfaqësojë Kosovën në takimin mbi Komunikimet Strategjike në Ballkanin Perëndimor e organizuar nga Divizioni për Diplomaci Publike të NATO-s më 11 maj 2017, në selinë e NATO-s në Bruksel, Belgjikë.

Hulumtuesi i QKSS, Plator Avdiu mori pjesë si folës në panelin e parë mbi sfidat e komunikimit ndërmjet NATO-s dhe Ballkanit Perëndimor. Paneli përbëhej nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia.