QKSS kontribuon në hartimin e koncept dokumenteve për rend dhe qetësi publike

Punëtori:

Hartimi i Koncept Dokumenteve për Rend dhe Qetësi Publike dhe Tubime Publike

Vendi:

Prevallë, Kosovë

Data:

25-27 Prill 2017

Hulumtuesja e QKSS-së, Arife Muji po merr pjesë në puntorinë për hartimin e Koncept Dokumenteve lidhur me ligjin për Rend dhe Qetësi Publike dhe Tubime Publike  që po mbahet ne Prevallë të Prizrenit prej 25 deri më 27 Prill 2017.

Punëtoria është organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me UNDP dhe ka për qëllim që ekipet punuese për hartimin e Koncept dokumentit për Ligjin për Tubime Publike dhe Koncept dokumentit për Ligjin për Rende dhe Qetësi Publike si dhe partnerëve të tjerë t’u jepet mundësia e elaborimit të hollësive teknike të këtyre dy koncept dokumenteve dhe harmonizimi i tyre pasi qe janë dy ligje qe ndërlidhen mes veti.

Në këtë puntori po marrin pjesë zyrtarë nga Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave; ekspert nga fusha për siguri publike; zyrtar ligjor; zyrtar për buxhet si dhe përfaqësues nga OSBE, ICITAP dhe UNDP.