QKSS morri pjesë në konferencën "CEPS Ideas Lab 2018: Europe - Back on Track"

Mentor Vrajolli - Hulumtues i lartë në QKSS  morri pjesë në konferencën vjetore “CEPS Ideas Lab 2018: Europe - Back on Track" e organizuar nga CEPS - Qendra për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel, Belgjikë, me 22 dhe 23 shkurt 2018.

Në këtë konferencë u diskutua për sfidat që i paraqiten BE-së dhe u trajtuan tema të ndryshme që lidhen me ekonominë dhe sigurinë e vendeve Evropiane. Ndër të tjerash u fol edhe për sundimin e ligjit dhe mësimet e marra nga Ballkani Perëndimor në këtë drejtim dhe për metodat më efikase të integrimit të refugjatëve në vendet e BE-së dhe jo vetëm.

Kjo konferencë mblodhi akterët kyq të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ku u trajtuan tema gjithëpërfshirëse të ndara në disa sesione për gjatë dy ditëve të konferencës.