QKSS pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare në Swansea, Wales

Vesë Kelmendi hulumtuese nga QKSS ka marrë pjesë në konferencën ndërkombetare të organizuar nga Hedayah, Mc Saatchi World Wide, Swansea University dhe TRENDS Research & Advisory në Swansea, Wales.

Vesa në këtë konferencë ka prezentuar gjetjet e fundit të Barometrit Kosovar të Sigurisë rreth perceptimeve publike të qytetarëve të Kosovës rreth ekstremizmit të dhunshëm si dhe rëndësinë e programeve të rehabilitimit dhe ri-inegrimit të personave të cilët janë kthyer nga zonat e konflikit.

Poashtu një pjesë e prezentimit është fokusuar tek gratë dhe fëmijët të cilët janë kthyer nga zonat e konfliktit në Kosove dhe sfidat për grate dhe fëmijët të cilët janë ende në zonat e konfliktit.