Riintegrimi i luftëtarëve të huaj të rikthyer: Çfarë qasje i përshtatet më së miri Kosovës?

Konferencë:

Riintegrimi i luftëtarëve të huaj të rikthyer: Çfarë qasje i përshtatet më së miri Kosovës?

Vendi:

Hotel ”Sirius", Prishtinë

Data:

4 Maj 2017

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot, më 4 Maj 2017 ka publikuar raportin e titulluar “Riintegrimi i luftëtarëve të huaj të rikthyer: Çfarë qasje i përshtatet më së miri Kosovës?”. Përmes kësaj konference QKSS ka për qëllim të sjellë një program alternativ për rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të radikalizuar.

Meqë Kosova nuk ka përvojë me trajtimin e luftëtarëve të huaj të kthyer, sidomos me programet që synojnë rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të radikalizuar, ky raport përshtat disa modele dhe përvoja që i kanë përvetësuar disa shtete.

Gjatë prezantimit të këtij raporti u diskutua rreth:

Praktikave të huaja të cilat shteti i Kosovës mund të i adaptoj në modelin Kosovar;

Subjektet që duhet të i nënshtrohen këtyre programeve;

Gatishmërinë e komunitetit lidhur me pranimin e personave të radikalizuar në shoqëri;

Tri fazat kryesore të këtyre programeve: Faza rehabilitimit, faza riintegrimit dhe pos-lirimit;

Sfidat e Kosovës në zbatimin e këtyre programeve.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve, përfaqësues nga Qendrat Korrektuese, përfaqësues të ambasadave, shoqëria civile dhe mediat.