Roli i Medias dhe Shoqërisë Civile në Dialogun e Brukselit

Panel Diskutimi:

Roli i Medias dhe Shoqërisë Civile në Dialogun e Brukselit

Data:

18 Prill 2017

Vendi:

Leposaviq, Kosovë

Hulumtuesja e QKSS-së, Donika Emini ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit të titulluar “Roli i Medias dhe Shoqërisë Civile në Dialogun e Brukselit”. Ky event u organizua në Leposaviq nga “New Social Iniciative”, BIRN Kosova dhe është mbështetur nga UNMIK Kosovë.

Panelistë në këtë tryezë ishin:

Kreshnik Gashi (Drejtësia në Kosovë), Donika Emini (QKSS), Nenad Radosavljevic (RTV Mir), Nedxhmedin Spahiu (TV Mitrovica), dhe Sanja Sovrlic (RTV Mir).

Në tryezë u diskutua për marrëveshjet e Brukselit, transparencën në dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe rezultatet e këtij procesi në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, por edhe në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përvec të tjerash u diskutua edhe për debatet lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur, dhe inkuadrimin e minoritetit Serb në diskutimet për transformimin.