Roli i Rusisë në Ballkan

Diskutim:

Roli i Rusisë në Ballkan

Data:

02 Maj 2017

Vendi:

Universiteti i Kolumbias, Nju Jork

Drejtori Ekzekutiv i QKSS-së, Florian Qehaja është ftuar si folës në tryezën e diskutimit Roli i Rusisë në Ballkan, organizuar nga Programi për paqe ndërtim dhe të drejtat e njeriut në Universitetin e Kolumbias - Instituti për Studimin e të drejtave të njeriut, më 2 Maj 2017, në Nju Jork, ShBA.

 

Paneli ishte i përbërë nga Drejtori ekzekutiv i QKSS Florian Qehaja, Z. Dimitar Bechev – bashkëpunëtor i lartë në Këshillin Atlantik dhe bashkëpuntor hulumtues në Universitetin e Karolinës Veriore – Chapel Hill, dhe u moderua nga Z. David Philips – Drejtor i programit për paqe-ndërtim dhe të drejta të njeriut, dhe ish Këshilltar i lartë dhe ekspert i marrëdhënieve të jashtme në Departamentin Amerikan të shtetit gjatë mandatit të ish-presidentit Klinton, Bush dhe Obama.