Roli i Shoqërisë Civile në ndërtimin e integritetit të Policisë

Konferencë Rajonale

Duke promovuar Integritetin përmes Dialogut dhe Transparencës

Data: 24.03.2017

Vendi: Prishtinë

Transparenca policore dhe dialogu në mes të shoqërisë civile dhe forcave policore është kombinim më adekuat për ndërtimin e integritetit. Më shumë se gjysma e popullatës së Ballkanit Perëndimor beson se Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) duhen të marrin pjesë në luftimin e korrupsionit, në mënyrë aktive apo në bashkëpunim me administratën shtetërore. Përfaqësuesit e OSHC nga Ballkani Perëndimor diskutuan rolet kryesore dhe ndikimin e shoqërisë civile në vendosjen e mbikqyrjes efektive të jashtme të policisë.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpuim me rrjetin POINTPULSE organizoi konferencën rajonale “Roli i Shoqërisë Civile në ndërtimin e integritetit të Policisë” më 23 Mars 2017 në Prishtinë. Ky event u organizua në kuadër të Programit të Integritetit të QKSS, që mbështetet nga Projekti për Mbështetjë të Shoqërive Demokratike, e financuar nga Zyra Zviceranë për Bashkëpunim në Kosovës (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri Civile (KCSF).

Plator Avdiu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë prezantoi hulumtimin e ri në lidhje me përceptimin e qytetarëve për policinë në Kosovë.

“Momenti i parë për t’u marrë me integritetin e zyrtarëve të policisë është në procesin e punësimit”, tha Avdiu.

Bashkëpunimi në mes të shoqërisë civile dhe institucioneve të sigurisë paraqet një nga çështjet më komplekse, sidomos në Kosovë ku këto institucone janë në konsolidim. Për këtë arsye, QKSS, është duhet e hartuar një udhëzues për integritet në institucionet e sigursë, që ka për qëllim identifikimin e mundësive dhe fushave ku shoqëria civile mund te konbribuojë në ndërtim të integritetit në sektor të sigurisë.

Sanjin Hamidičević nga Qendra Për Studime të Sigurisë theksoi që bashkëpunimi i pozitës së OSHC, ku organizatat duhet të jenë më objektiv ndaj institucioneve të sektorit të sigurisë, por në të njejtën kohe të krijojnë marrëdhënie me institucione publike.

Magdalena Lembovska nga Atlantyca shpjegoi që turbulenca politike në Maqedoni është e lidhur ngushtë më krizën në sektorin e sigurisë.

“Ne gjithashtu kemi një tendencë të dokumenteve krahas klasifikimit. Publiku bënë përpjekje të mëdha të marrë informata publike të rëndësishme nga sektori i sigurisë”, tha Lembovska.

Vladimir Erceg nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë përshkroi ndikimin e kësaj organizata në miratimin e ligjit në Policinë e Serbisë and the prokurorimin public në sektorin e sigurisë.

“Qëllimi i mbikqyrjes parlamentare është përmirsuar dukshëm dhe potencialisht prokurorime të kota publike tani mund të gjenden lehtë online. Të dy rezultatet kanë filluar nga iniciativa e shoqërisë civile”, tha Erceg.

Dina Bajramspahić nga Instituti Alternative përshkroi se si shoqëria civile është njohur si burim I dijes.

“Negociatat në anëtarësimin e BE kanë hapur dyert për shoqërinë civile të njogin grupet punuese legjislative të qeverisë. Këtu mund te jemi akterët direkt për ndryshime”, tha Bajramspahić

Besjana Kuçi nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, theksoi problem e centralizimit të policë dhe politizimit.

“Marrëdhënia jonë me policinë ka ulje dhe ngritje, duke u varur se sa kritikë jemi”, tha Kuci.

Folësit nga OSHC në rajon u dakorduan në rëndësinë e krijimit të mekanizmave rajonal në vendosjen e integritetit në polici.

Të nevojshëm për sukses e shohin kombinimin e transparencës së punës së policisë dhe hapjen për propozime dhe ekspërtizë nga shoqëria civile.