Roli i grave në luftimin e narrativave ekstremiste

Vesë Kelmendi, Hulumtuese në QKSS, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Roli i grave në luftimin e narrativave ekstremiste dhe nxitësve” të organizuar nga Hedyah dhe UN Women në Abu Dhabi nga 16 deri më 18 Prill 2018.

Në këtë konferencë u diskutua për rolin e gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe rolin e tyre në krijimin e kundër-narrativave ndaj propagandës së grupeve ekstreme. QKSS prezantoi punën e tyre me gratë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe ofroi rekomandime për angazhimin e mëtutjeshëm të grave në shërbim të parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm.

Kjo konferencë mblodhi përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve të ndryshme të Evropës dhe më gjerë.