Rritja e besueshmërisë dhe dialogut në mes të komunitetit të Mitrovicës dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë me 05 dhjetor 2018, në bashkëpunim me organizatën Humani Centar nga Mitrovica, organizuan tryezën e radhës me komunitetin e Mitrovicës së Veriut me titull “Rritja e besueshmërisë dhe dialogut në mes të komunitetit të Mitrovicës dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë”.

Përmes këtij takimi, qytetarët, përfaqësuesit e shoqërisë civile me bazë në veri të vendit dhe zyrtarët komunal u informuan mbi rolin e Policisë së Kosovës në ngritjen e nivelit të sigurisë, dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit në mes të institucioneve të zbatimit të ligjit the komuniteteve lokale në arritjen e një ambienti të sigurtë. Këto takime kanë për qëllim ofrimin e një platforme ku qytetarët dhe zyrtarët komunal kanë mundësinë ti ngrisin shqetësimet e tyre mbi sigurinë dhe ti identifikojnë hapat që Policia e Kosovës duhet ti ndërmarrë për të përmisuar situatën e sigurisë në këto komuna.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit "Rritja e besueshmërisë dhe dialogu ndërmjet komuniteteve joshumicë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë" i cili mbështetet nga Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI).