Sfidat e sigurisë dhe roli i edukimit në komunën e Mitrovicës

QKSS më datën 14 Nëntor 2018 ka mbajtur konferencën e radhës në nivelin lokal në bashkëpunim me  komunën e Mitrovicës, për përfshirjen e komunitetit dhe të rinjëve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë tryezë u diskutua për sfidat e sigurisë dhe rolin e edukimit në komunën e Mitrovicës si dhe angazhimi i këshillave të sigurisë për bashkësi (KKSB-ve), Këshilli i Prindërve, organizatat rinore, dhe mësimdhënësit në platformat që kanë për qëllim zhvillin e mendimit kritik dhe parandalimin e këtij fenomeni në komunitetin e tyre. Në fokus të vecantë u trajtua edhe tema rreth përdorimit të internetit, dhe pasojat që mund të kenë të rinjët nga përmbajtet që përmbajnë platformat e shumta në rrjetet sociale.

Në këtë panel prezent ishin:

Z.Faruk Muja, Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës

Znj. Mimoza Hasani-Pllana, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë

Znj. Vesë Kelmendi, QKSS

Kjo konferencë moderua nga: znj. Rudinë Jakupi, QKSS

Në këtë konferencë të pranishëm ishin drejtorët e komunës, drejtorët e shkollave të mesme, organizatat rinore në komunën e Mitrovicë si dhe qytetarë të cilët punojnë për komunitetin. Nga kjo konferencë u diskutua për nevojën e psikologëve në shkolla të mesme si dhe të fuqizohet më tepër bashkëpunimi në mes prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të të rinjëve dhe komunitetit” i cili përkrahet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.