Shoqëria Civile kundër Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor

Tryezë e rrumbullakët në temën e Shoqërisë Civile kundër Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor

Të premten, më 21 qershor 2019, Iniciativa Globale së bashku me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizuan tryezën e rrumbullakët me titull Shoqëria Civile kundër Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i tryezës ishte prezantimi i Raportit mbi pikat e nxehta të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor: dobësitë lokale në një kontekst rajonal, si dhe një diskutim mbi rolin e shoqërisë civile për të luftuar krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Observatori i Shoqërisë Civile të Iniciativës Globale për të luftuar krimin e organizuar në Evropën Juglindore u nis në gusht 2018 me qëllim të rritjes së bashkëpunimit lokal në shoqërinë civile në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kohët e fundit, Observatori publikoi një raport substancial mbi pikat e nxehta të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor. Duke u ndalur tek Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, raporti përshkruan dobësitë lokale në të gjithë rajonin dhe kërkon të zbulojë ndërlidhjen e veprimtarive të paligjshme dhe grupeve të organizuara kriminale.

Ky aktivitet është organizuar nga Iniciativa Globale në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.