“Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?”

Konferencë:

“Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?”

Data:

13 Mars 2017

Vendi:

Qendra e Konferencave "Orion", Prishtinë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë duke marrë shkas nga diskutimet e fundit në lidhje me transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës si dhe iniciativën për ndryshim të mandatit të FSK-së përmes projekt-ligjit, të hënen më 13 Mars 2017, ka organizuar tryezën e diskutimit me temë: “Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?”.

Kjo tryezë pati për qëllim të mbledhë akterët kryesorë për të diskutuar të ardhmen e FSK-së, duke sjellur një numër të politik-bërësve, studiuesve, akademikëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për të diskutuar alternativat për tranformimin e FSK-së, konsensusi politik për transformimin e FSK-së, sfidat që do të përcjellin institucionet e sigurisë në këtë proces, si dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në transformim por edhe në ngritje të kapaciteteve.

Moderator:       Florian Qehaja, Drejtor Ekzekutiv -  Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Panelistë:

Kadri Kastrati                     Ish-komandanti i FSK-së (PDK)

Vjosa Osmani                    Deputete – Kuvendi i Kosovës (LDK – të konfirmohet)

Rexhep Selimi                   Deputet – Kuvendi i Kosovës (Lëvizja Vetëvendosje)

Daut Haradinaj                  Deputet – Kuvendi i Kosovës (AAK)

Ibrahim Shala Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun  MFSK

Temat për Diskutim:

•         A janë shterruar mundësitë për arritjen e transformimit përmes ndryshimit të Kushtetutës?

•         A është arritur konsensus politik brenda Kosovës për të filluar transformimin?

•         Sa kemi mbështetjen e partnerëve në baza bilaterale?

•         A është Kosova praktikisht e gatshme për t’u transformuar në momentin e pikërishëm?

•         Si e sheh rajoni krijimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës?