TRAIN - Avokimi i Politikave në kontekstin gjerman

TRAIN 2017 - Dialogu i nxitjes së politikave: Seminar i rrjetëzimit dhe avokimit

Avokimi i Politikave në kontekstin gjerman

Data:

28 Qershor - 1 Korrik 2017

Vendi:

Berlin, Gjermani

Hulumtuesja e QKSS-së, Donika Emini mori pjesë në programin Train Alumni në Berlin, i organizuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, i cili ka për qëllim të mbledh profesionistë të rinjë dhe hulumtues nga Ballkani Perëndimor.

Seminari i parë për këtë vit në programin TRAIN në Berlin ofroi mundësi për rrjetëzim dhe avokim për të mbrojtur shqetësimet politike ndaj vendimmarrësve gjermanë, dhe përmbante katër elemente kryesore:

- Një seminar për avokim për t’u familjarizuar me sistemin politik gjerman, dhe strategjitë e mundshme të avokimit në mënyrë specifike në kontekstin gjerman.

- Takime me akterët politikë gjermanë për të diskutuar jo vetëm qëndrimin gjerman në drejtim të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, por edhe të reflektojë mbi proceset e reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe pritjet ndaj mbështetjes gjermane në këtë drejtim.

- Pjesëmarrja në një aktivitet të organizuar nga DGAP për politikat e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Kjo tryezë e rrumbullakët është pjesë e serisë së ngjarjes "Konferencës në Bruksel", i cili rregullisht fton ekspertë, politikëbërësit dhe punonjësit e institucioneve të BE-së në Bruksel për të diskutuar çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë evropiane në Berlin.

- Si ekspertë - ish pjesëmarrës të TRAIN- Shqyrtuan dokumentet e projektligjeve të gjeneratës aktuale të Train,të cilat përqëndrohen në "korrupsionin dhe praktikat informale" si sfida kryesore në procesin e integrimit në BE.