Takim njoftues i projektit të ri Horizon2020 "PERCEPTIONS"

Ekipi i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mori pjesë në takimin e parë të projektit PERCEPTIONS të financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit për hulumtim dhe inovacioni Horizon 2020. Në takimin tre-ditor  i cili u zhvillua në Vjenë, Austri nga 10-12 shtator 2019 morën pjesë përfaqësues të të gjitha organizatave partnere të projektit. Për më tepër, ky takim shënoi fillimin e projektit të titulluar "Kuptimi i ndikimit të teknologjive të reja, mediave sociale dhe perceptimet në vendet e jashtme mbi flukset e migrimit dhe siguria e BE-së & ofrimi i vlefshëm kundërveprues ndaj qasjes, mjeteve dhe praktikave" që lidhet drejtpërdrejt me çështjet sfiduese të migracionit.

Ky është projekti i tretë ku QKSS është partner implementues i konsorciumeve të projektit Horizon 2020 në Kosovë, ndërsa projekti drejtohet nga SYNYO, një kompani me veprim global me qendër në Austri i cili është i përqendruar në hulumtime, inovacion dhe teknologji. Përveç QKSS-së, partnerë të tjerë të projektit përfshijnë universitete të njohura, institucione kërkimore dhe qendra studimi nga Evropa dhe më gjerë.

Objektivat kryesore të projektit PERCEPTIONS janë të identifikojnë narrativat, imazhet dhe perceptimet e Evropës nga jashtë, dhe cilat narracione mund të çojnë në probleme, pritje të rreme, kërcënime të sigurisë apo edhe radikalizim në çfarë mënyre. Një tjetër objektiv kryesor i projektit është të krijojë një instrument të masave krijuese dhe inovative për të reaguar apo edhe kundërvepruar ndaj tyre, duke marrë parasysh aspektet sociale, shoqërore dhe strukturore.

Projekti ka filluar implementimin në muajin shtator 2019 dhe do të zgjasë deri në gusht 2020.