Të arriturat dhe sfidat e Komunës së Vushtrrisë në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka organizuar sot, më 28 Shtator 2017 tryezën e rrumbullakët mbi implementimin e “Strategjisë Nacionale dhe Planit të Veprimit në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpije në Terrorizëm 2015-2020” ku është diskutuar mbi të arriturat dhe sfidat e Komunës së Vushtrrisë në këtë drejtim.

Ky aktivitet mblodhi përfaqësues nga niveli lokal, shoqëri civile, media dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare.

Të ftuar në panel ishin:

Znj. Hadika Abdurrahmani – Komuna e Vushtrrisë

Z. Muhamed Alidema –Policia e Kosovës

Z.Shemsi Rrahimi– Bashkësia Islame e Kosovës

Z. Mentor Vrajolli –  QKSS

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të diskutohet mbi angazhimin e tanishëm të Institucioneve shtetërore dhe organizatave tjera jo-qeveritare në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë rreth parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në Komunën e Vushtrrisë, me fokus në temat:

• Bashkëpunimi i aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërorë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm;

• Faktorët socio-ekonomik si element kyq në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm;

• Të arriturat dhe sfidat në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm në Komunën e Vushtrrisë.

Z.Mentor Vrajolli prezantoj të arriturat e QKSS në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe kontributin e organizatës në hartimin e Strategjisë Nacionale dhe tregoi gatishmërinë e QKSS për bashkëpunim me nivelin lokal për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Përfaqësuesja nga Komuna e Vushtrrisë, Znj. Hadika Abdurrahmani, tregoi rreth të arriturave dhe sfidave të komunës në raport me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm dhe theksoi nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm të të gjithë akterëve.

Z. Muhamed Alidema nga Policia e Kosovës vlerëson lartë bashkëpunimin e Bashkësisë Islame dhe Komunës së Vushtrrisë më këtë institucion dhe e fokusoi diskutimin e tij në rëndësinë e faktorëve socio-ekonomik për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.