Të rinjtë në aksion - Zhvillimi i mendimit kritik

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), më 30 janar 2018 organizoi debatin e radhës me nxënësit e shkollave të mesme në Komunën e Obiliqit në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të të rinjëve dhe komunitetit” i cili përkrahet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është informimi i të rinjëve rreth fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm dhe nënvizimi i rolit të tyre në parandalimin e këtij fenomeni. Nxënësit u njoftuan me metoda të ndryshme të debatit formal dhe punës në grupe. Grupet e formuara prej nxënësve trajtuan nga një temë të caktuar që lidhet me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm, i prezantuan ato para grupeve tjera dhe zhvilluan debat interaktiv rreth atyre temave. Përmes aktiviteteve të tilla ne synojmë që të rinjët të jenë të angazhuar në platformat për mendimin dhe zhvillimin kritik mbi fenomenet e ndryshme të cilat ata mund të ballafaqohen në komunitetin e tyre.

Ky aktivitet mblodhi rreth 25 nxënës të cilët mësuan më shumë rreth mënyres së hulumtimit për burime të ndryshme të informatave, prezantimin e argumenteve dhe na treguan më shumë rreth problemeve me të cilat ata përballen në shkollë dhe se si duhet t’u qasemi atyre.