Trajnim për Hulumtues në terren: Barometri i Sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Trajnim për Hulumtues në terren:

Barometri i Sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Vendi:

Hotel Opera, Prishtinë

QKSS ka organizuar trajnimin për hulumtues në terren për Edicionin e dytë të Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe edicionin e njëmbëdhjetë të Barometrit Kosovar të Sigurisë (QKSS).

Trajnimi u organizua të mërkuren, më 15 shtator 2021 dhe u mbajt nga Ekipi Hulumtuesi i QKSS-se. Në këtë trajnim ishin të pranishëm hulumtuesit e përzgjedhur për këtë edicion të Barometrit.

Pjesa e parë e trajnimit iu dedikua kryesisht prezantimit të përgjithshëm dhe rëndësisë që ka Barometri si dhe u bë prezantimi i stafit të QKSS përgjegjës për këtë projekt dhe pjesëmarrësve të tjerë në trajnim.

Ky sesion gjithashtu përfshiu edhe diskutimin e gjerë mbi metodologjinë dhe rregullat të përgjithshme të punës në teren.

Ndërkaq, në pjesën e dytë u diskutua për pyetësorin dhe u shtjelluan në detaje të gjitha pyetjet nga ana e prezantuesve dhe hulumtuesve. Hulumtimi në terren do të fillojë më 17 shtator 2021 dhe do të zhvillohet në 38 komunat e Kosovës ku do të intervistohen 1200 amvisëri. Njëkohësisht, hulumtimi do të zhvillohet edhe në Serbi dhe Shqipëri ku do të implementohet nga partneret tanë BCSP në Serbi dhe CSDG në Shqipëri.

Barometri i Sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED).