Trajnim për Hulumtuesit në terren - Edicioni i nëntë i Barometrit Kosovar të Sigurisë

Trajnim:

Barometri Kosovar i Sigurisë

Vendi:

Qendra e trajnimeve “Orion”, Prishtinë

 

QKSS ka organizuar trajnimin për hulumtues në terren për edicionin e nëntë të Barometrit Kosovar të Sigurisë (QKSS). Trajnimi u organizua të preten, më 04 tetor 2019 dhe u mbajt nga Hulumtuesi i QKSS-se, Skender Perteshi. Në këtë trajnim ishin të pranishëm 30 pjesëmarrës të cilët janë përzgjedhur si hulumtues për këtë edicion të Barometrit.

Pjesa e parë e trajnimit iu dedikua kryesisht prezentimit të përgjithshëm dhe rëndësisë që ka Barometri si dhe u bë prezentimi i stafit të QKSS përgjegjës për këtë projekt dhe pjesëmarrësve të tjerë në trajnim.

Ky sesion gjithashtu përfshiu edhe diskutimin e gjerë mbi metodologjinë dhe rregullat të përgjithshme të punës në teren.

Ndërkaq, në pjesën e dytë u diskutua për pyetësorin dhe u shtjelluan në detaje të gjitha pyetjet nga ana e prezentuesve dhe hulumtuesve. Hulumtimi në terren do të fillojë më 08 tetor 2019 dhe do të zhvillohet ne 38 komunat e Kosovës ku do të intervistohen 1200 amvisëri.

Barometri Kosovar i Sigurisë mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED).