Trajnim për hulumtues në terren - Barometri Kosovar i Sigurisë - Edicioni i tetë

Trajnim:

Barometri Kosovar i Sigurisë

Vendi:

Qendra e trajnimeve “Orion”, Prishtinë

 

QKSS ka organizuar trajnimin për hulumtues në teren për edicionin e tetë të Barometrit Kosovar të Sigurisë (QKSS). Trajnimi u organizua të ejten, më 20 shtator 2018 dhe u mbajt nga hulumtuesja e QKSS-së, Donika Emini. Në këtë trajnim ishin të pranishëm 27 pjesëmarrës të cilët janë përzgjedhur si hulumtues për këtë edicion të Barometrit.

Pjesa e parë e trajnimit iu dedikua kryesisht prezentimit të përgjithshëm dhe rëndësisë që ka Barometri si dhe u bë prezentimi i stafit të QKSS përgjegjës për këtë projekt dhe pjesëmarrësve të tjerë në trajnim.

Ky sesion gjithashtu përfshiu edhe diskutimin e gjerë mbi metodologjinë dhe rregullat të përgjithshme të punës në teren.

Ndërkaq, në pjesën e dytë u diskutua për pyetësorin dhe u shtjelluan në detaje të gjitha pyetjet nga ana e prezentuesve dhe hulumtuesve. Hulumtimi në teren filloi më 29 shtator 2018 në rajone të ndryshme të Kosovës ku u intervistuan rreth 1100 amvisëri.