Zgjerimi i BE-së i zgjatur - mes kontrollit dhe reformës

Më datë 13 dhe14 Shkurt, hulumtuesja nga QKSS, Donika Marku, ishte pjese e panelit në konferencën ndërkombëtare "Zgjerimi i BE-së i zgjatur - mes kontrollit dhe reformës" e mbajtur në Zagreb. Duke marrë parasysh që perspektiva Euro-Atlantike dhe bashkëpunimi rajonal janë përbërësit kryesorë të stabilitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor, Marku foli për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.

Fokusi tjetër i diskutimit u përqëndrua në Zgjerimin e BE-së në rajon, në kontekstin e Presidencës Kroate të Këshillit të BE-së për vitin 2020. Debati shtjellonte sfidat e krijuara nga metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, por edhe nga mjedisi ndërkombëtar bashkëkohor i BE-së.

Përveç debatit rreth sfidave që sjell zgjerimi në çdo vend të rajonit, pjesëmarrësit gjithashtu miratuan Deklaratën e përbashkët për Procesin e Zgjerimit të BE-se dhe prezantuan idetë dhe mesazhet e saj kryesore për zyrtarët e lartpërmendur nga administrata Kroate dhe Evropiane.

Teksti i plotë i Deklaratës është në dispozicion këtu: Deklarata për Perspektivat e Zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor