Zhvillimi i gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë në sektorin e sigurisë në Kosovë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot, më 21 janar 2020, organizoi aktivitetin e rradhës në kuadër të projektit “Zhvillimi i gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë në sektorin e sigurisë në Kosovë” në komunën e Graçanicës. Ky projekt ka për qëllim të identifikojë se deri në çfarë mase komunitetet jo-shumicë janë të përfshira në sektorin e sigurisë, me theks të veçantë në Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pjesë e panelit diskutues ishin:

Z. Saša Danić, Nënkryetar i Komunës së Graçanicës;

Znj. Snežana Jovanović, Anëtare e Këshillit Lokal për Sigurinë Publike;

Z. Mialjim Eminovoć, Anëtar i Këshillit për Siguri dhe Kryesues i Këshillit të Komunitetit Pakicë;

Z. Leutrim Ajeti, Përfaqësues i Zyrës Komunale për Komunitetin Pakicë

Z. Plator Avdiu Hulumtues në QKSS

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e gjithëpërfshirjes së grupeve të targetuara në sektorin e sigurisë, veçanërisht tek gratë dhe grup- moshat e reja të pakicave në komunën e Graçanicës, përmirësimin e kushteve brenda institucioneve si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet akterëve jo-qeveritarë dhe institucioneve të sigurisë.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit të financuar nga Fondi Kanadez për Iniciativa lokale (CFLI)  Iniciative e Qeverisë Kanadeze.