Zhvillimi i gjithëpërfshirjes dhe qendrueshmërisë në sektorin e sigurisë në Kosovë

Me mbështetjen e Fondi i Kanadës për Iniciative Lokale (CFLI) - iniciativë kjo e Qeverisë të Kanadës, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë po implementon projektin "Zhvillimi i gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë në sektorin e sigurisë në Kosovë"

Ky projekt ka për qëllim të identifikojë se deri në çfarë mase komunitetet jo-shumicë janë të përfshira në sektorin e sigurisë, me theks të veçantë në Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Krahas kësaj, përmes këtij projekti synohet të pasqyrohet në mënyrë të plotë rëndësia e gjithëpërfshirjes së sektorit të sigurisë tek grupet e targetuara, veçanërisht tek gratë dhe grup-moshat e reja të pakicave në rajonin e Mitrovicës veriore si dhe në komunat e Graçanicës dhe Shtërpcës.

Në kuadër të këtij projekti, me 22 Janar 2020, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka organizuar aktivitetin e dytë avokues në komunën e Shterpcës. Përmes këtij aktivitieti, QKSS në bashkëpunim me partnerët lokal synon të avokojë për përmirësimin e kushteve brenda institucioneve si dhe shfrytëzimin e të gjitha të drejtave gjatë ushtrimit të funksioneve. Kjo është mbase njëra prej nismave të rralla të shoqërisë civile në Kosovë për të identifikuar  gjendjen e tanishme dhe avokimin për kushte më të mira komuniteteve jo-shumicë në Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pjesë e panelit diskutues në këtë aktivitet ishin:

● Z. Ivica Tanasijevic, Nënkryetar i Komunës së Shtërpcës;

● Z. Afet Hasani, Anëtar i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi;

● Z. Dragan Ivanovic, Komandant i Stacionit Policor në Shtërpcë;

● Z. Plator Avdiu, Hulumtues në QKSS;

● Z. Veroljub Petronic, Humani Centar Mitrovica

Fokusi i diskutimit në këtë aktivitet ishin zhvillimet e fundit dhe sfidat në zhvillimin e gjithëpërfshirjes në sektorin e sigurisë dhe si mund të kontribuojnë secili akterë në ngritjen e bashkëpunimit në mes të akterëve lokal dhe institucioneve të sigurisë.

Aktivitete të tilla kontribuojnë drejtëpërdrejtë në krijimin e një platforme avokuese për të promovuar në mënyrë të vazhdueshme gjithëpërfshirjen në institucionet e Kosovës.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit të financuar nga Fondi Kanadez për Iniciativa lokale (CFLI)  Iniciative e Qeverisë Kanadeze.