Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë

 

Publikuar nga:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

 

Titulli: Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë

Autoret: Florian QEHAJA, Mentor VRAJOLLI

Data: 06.03.2012

 

Ky libër është bazuar në gjetjet dhe hulumtimin e gjerë të ndërmarr gjatë periudhës trevjeçare (2009-2011) nën patronatin e projektit rajonal “Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile në vlerësimin dhe monitorimin e reformimit të sektorit të sigurisë më Ballkanin Perëndimor”. QKSS, si një ndër shtatë organizatat partnere nga rajoni kontribuoi në konsolidimin e metodologjisë dhe vlerësoi shtatë kritere të qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë (Policisë, FSK dhe AKI) siç janë: sundimi i ligjit, kontrolli ekzekutiv, qeverisja financiare, transparenca e përgjithshme, përfaqësimi, mbikëqyrja parlamentare dhe kontrolli gjyqësor.  Libri ka 128 faqe dhe është i ndarë në tetë kapituj.