Siguria private në praktikë: Raste studimi nga Evropa Juglindore

Publikuar nga:

Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF)

Titulli:

Siguria private në praktikë: Raste studimi nga Evropa Juglindore

Autor i Kapitullit për Kosovën:

Donika Emini dhe Mentor Vrajolli

Data:

Maj 2017

Qëllimi i këtij libri është të hulumtojë dhe të shpjegojë ndikimin që siguria private ka për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, rendin demokratik të një vendi, sigurinë e shtetit dhe qytetarëeve.

Tetë rastet e studimit konfirmuan se siguria private luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në sektorin e sigurisë në të katër vendet e synuara: në Bullgari, Kosovë, Shqipëri dhe në Serbi. Megjithatë, një rritje në sigurinë private nuk do të çonte domosdoshmërisht në rritjen e sigurisë. Përkundrazi, rastete studimit tregojnë se në shumë raste, pasiguria u zhvendos thjesht nga një grup social në tjetrin dhe shpesh siguria ofrohet në kurriz të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Fakti që rregullorja ekzistuese shpesh nuk zbatohet ose kontrollohet ose se zyrtarët e shtetit  nuk vendosin kufizime të qarta për rolin e aktorëve të sigurisë private, tregon se ka një mungesë të përgjithshme të ndërgjegjësimit për ndikimin që siguria private ka apo duhet të ketë. Kjo gjithashtu do të thotë se mundësitë për sigurinë private për të kontribuar në rritjen e sigurisë nuk janë kapur, sepse nuk është bërë mjaft për të siguruar që siguria private mund të veprojë në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme.

Vërejtje: Ky libër për momentin është vetëm në versionin anglisht.