Fuqizimi i Rolit të Gruas në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm; Të Arriturat dhe Sfidat në Komunën e Prishtinës

Tryezë e rrumbullakët mbi implementimin e “Strategjisë Nacionale dhe Planit të Veprimit në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpije në Terrorizëm 2015 – 2020”

Titulli:

Fuqizimi i Rolit të Gruas në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm; Të Arriturat dhe Sfidat në Komunën e Prishtinës

Data:

13 korrik 2017

Vendi:

Qendra e Konferencave “Orion”, Prishtinë

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit tre-vjeçar “Mbështetje e mëtejshme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm” I cili implementohet nga B&S Europe me mbikëqyrje nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe financohet nga Instrumenti për ndihmë Para-anëtarësuese (IPA) si pjesë e Komisionit Evropian. Qendra Kosovare për Studime të Sigurise (QKSS) është nën-kontraktor i B&S Europe, dhe është përgjegjëse për implementimin e komponentës 4 të këtij projektit që merret specifikisht me mbështetjen e institucioneve qendrore dhe locale të Kosovës në implementimin e strategjisë së lartëpëmendur.