Lansimi i raportit: Aktiviteti i Grupeve Ekstremiste në Rrjetet Sociale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka kënaqësinë të ju ftojë në publikimin e raporitit “Aktiviteti i Grupeve Ekstremiste në Rrjetet Sociale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni” në kuadër të projektit për implementimin e Strategjisë Nacionale si dhe Planit të Veprimit në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpije në Terrorizëm 2015 – 2020.

Data: 30 Nëntor, 2017

Vendi: Hotel Sirius, Prishtinë

Ora: 10:00 – 12:00

Ju ftojmë të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në këtë diskutim më së largu deri më 28 Nëntor në këtë email adresë: tringa.naka@qkss.org apo përmes telefonit: +381 38 221 420.