Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në komunën e Ferizajit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka kënaqësinë të ju ftojë që të merrni pjesë në konferencën me titull “Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm” projekt ky që financohet Departamenti Amerikan i Shtetit me mbeshtetje te Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Konferenca do të mbahet më:

• Data: 26 Prill 2017

• Vendi: Restaurant “Orchidea” Ferizaj

• Koha: 10:30 – 12:30

Në panel të pranishëm do të jenë:

Z. Muharrem Svarqa, Kryetar i Komunës së Ferizajit

Z. Bujar Asani, Kryetar i Bashkësisë Islame në Ferizaj

Z. Qazim Reka, Komandanti i Stacionit Policor në Ferizaj

Z. Ilmi Rexhepi, Bashkësia Islame në Ferizaj

Për shkak të numrit të limituar të ulëseve, luteni që ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj jo më vonë se data 25 Prill 2017 në këtë email adresë: tringa.naka@qkss.org apo përmes telefonit në nunrin +38138 221 420.