Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në komunën e Kaçanikut

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka kënaqësinë të ju ftojë që të merrni pjesë në konferencën me titull “Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm” projekt ky që financohet Departamenti Amerikan i Shtetit me mbeshtetje te Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Konferenca do të mbahet më:

Data: 02 Mars 2017

Vendi: Asambleja Komunale në Komunën e Kaçanikut

Koha: 10:00 – 12:00

Në panel të pranishëm do të jenë:

Znj. Vesë Kelmendi, Hulumtuese ne QKSS

Z. Besim Ilazi, Kryetar i Komunës së Kaçanikut

Z. Isa Tërshani, Përfaqësues i BIK-ut

Përfaqësues nga Policia e Kosovës në Komunën e Kaçanikut

Për shkak të numrit të limituar të ulëseve, luteni që ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj jo më vonë se data 01 Mars 2017 në këtë email adresë: tringa.naka@qkss.org apo përmes telefonit në nunrin +38138 221 420.