Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në komunën e Skenderajit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka kënaqësinë të ju ftojë që të merrni pjesë në konferencën me titull “Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm” projekt ky që financohet Departamenti Amerikan i Shtetit me mbeshtetje te Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Konferenca do të mbahet më:

Data: 09 Mars 2017

Vendi: Restaurant “Atlantic” Skenderaj

Koha: 10:30 – 12:30

Në panel të pranishëm do të jenë:

Z. Mentor Vrajolli, Sekretar dhe hulumtues i lartë në QKSS

Z. Fadil Nura, Nënkryetar i Komunës në Skenderaj

Z. Nexhmidin Maksuti, Bashkësia Islame në Skenderaj

Z. Basri Durmishi, Komandant i Stacionit Policor në Skenderaj

Për shkak të numrit të limituar të ulëseve, luteni që ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj jo më vonë se data 07 Mars 2017 në këtë email adresë: tringa.naka@qkss.org apo përmes telefonit në nunrin +38138 221 420.